VIDEO | “Masakër” në Angli, Siti “zbraz karikatorin” në Kupë

Siti ka “masakruar” skuadrën e Bërton Albion me një fitore me rezultatin e pabesuëshëm 9 – 0. Ekipi i Pep Guardiolës nuk tregoi mëshirë qoftë dhe për një moment, duke shënuar, pothuajse në çdo rast të rrezikshëm që krijuan.

Sulmuesi brazilian Gabriel Zhezuz ishte ai që shënoi më shumë në këtë takim me katër golat e tij. Listës së golashënuesve iu bashkuan dhe mbrojtësit Uallker dhe Zinçenko.

Ndeshja e kthimit e finales së “EFL Cup” do të zhvillohet më datë 23 janar. Siti tashmë e ka siguruar biletën në finale dhe do të presë, fituesin e gjysmëfinales tjetër midis Çelsit dhe Totenhemit.

Mançester Siti 9 – 0 Bërton Albion

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *