Tifozët e Interit me shumë gjasa do të buzëqeshin, por duket se Gabriel Barbosa, i njohur ndryshe si Gabigol, edhe aq lojtar i dobët nuk është, përkundrazi.
Ndonëse në Itali zhgënjeu dhe nuk u mor vesh pse shkoi tek Interi ku nuk luajti fare, sulmuesi brazilian po tregon me fakte se vlen shumë dhe tek Santosi i tij është kthyer fenomen, duke mposhtur edhe kritikat, sepse para disa muajsh tifozët festonin kur ai zëvendësohej.
Sot në orët e para të mëngjesit me orën tonë Santosi mundi 1-0 Korintiansin në një derbi të madh të Sao Paulos dhe golin vendimtar e shënoi pikërisht Gabigol. Goli i 14-të në kampionat në 29 ndeshje, shënuesi më i mirë në Serinë A, me 3 gola më shumë se rivali më i afërt.
?????????????
????? pic.twitter.com/1CF1E1hSgs
— Gabriel Barbosa (@gabigol) October 14, 2018
Aktualisht në vendin e shtatë në kampionat, Santosi ka shënuar vetëm 33 gola dhe kjo e shton vlerën e golave të Gabigolit, i cili thuajse gjithnjë shënon gola me vlerë trepikëshe.
Pas golit të fundit Gabigol festoi duke imituar një tjetër brazilian të famshëm, Robinjo, i cili te Santosi ka qenë një idhull, por prej vitesh luan në Europë dhe tani luan në kampionatin turk.
Sound on, listen to the roar. ?
Gabigol celebrates his Classico winner vs Corinthians by referencing a famous @SantosFC goal from 2002 – mimicking Robinho’s eight ‘pedaladas’ before he was brought down for a penalty, which he scored.
Wow. ? pic.twitter.com/LOQtBcdsy4
— Squawka Live (@Squawka_Live) October 14, 2018
Gabigol ka luajtur me Robinjon te Santosi në vitet 2014-2015 dhe të dy janë shumë miq, por dëshira e Gabigolit që Robinjo të kthehet në Brazil nuk do të realizohet. Robinjo është dënuar për përdhunim në Itali dhe vijon gjyqet, ndaj presidenti i Santosit José Carlos Peres vjet deklaroi se nuk ka ndërmend të afrojë lojtar me probleme të tilla, për të mos njollosur imazhin e klubit.