Milwauke Bucks është skuadra e dytë që kalon në gjysmëfinalet e Konferencës së Lindjes, pasi ka fituar edhe ndeshjen e katërt kundër Detroit Pistons. Këtë herë triumfuan me rezultatin 104-127 dhe në gjysmëfinalet e Konferencës së Lindjes gjejnë Boston Celtics, që kaluan me sukses Indiana Pacers.
Giannis Antetokounmpo ishte magjik në ndeshjen e fituar ndaj skuadrës nga Michigani. Greko-nigeriani shënoi 41 pikë, dha 3 asiste dhe rikuperoi 9 topa. Një shifër rekord pikësh: Giannis bëhet basketbollisti i parë që në play-off shënon më shumë se 40 pikë në më pak se 32 minuta. Khris Middleton dhe Eric Bledsoe shënuan respektivisht 18 dhe 16 pikë, çka i siguroi Bukcs fitoren ndaj Pistons. Te këta të fundit spikatën Reggie Jackson (26 pikë) dhe Blake Griffin (22 pikë).
Houston Rockets është skuadra tjetër që ka zbritur në parket, pa mundur të mbyllë llogaritë me Utah Jazz. Këta të fundit kanë fituar ndeshjen e parë me shifrat 107-91, duke çuar dëm 30 pikët e James Harden dhe 23 pikë e Chris Paul. Donovan Mitchell (31 pikë, 4 asiste, 7 rikuperime) , Jae Crowder (23 pikë, 1 asist, 4 rikuperime) dhe Ricky Rubio (18 pikë, 11 asiste, 3 rikuperime) bashkuan forcat dhe çështja e kualifikimit shtyhet për ndeshjen e radhës.
NBA | Serie Play-Off
Detroit Pistons-Milwaukee Bucks 104-127 (0-4)
Utah Jazz-Houston Rockets 107-91 (1-3)