E hëna e hidhur e Çelsit, talenti i sulmit mbyll sezonin

0

Duhej të ishte një shëtitje për të marrë vendin e tretë në renditje, por Çelsi e katranosi të hënën, duke u ndalur te barazimi në shtëpi nga Bërnli.

Një pikë pa shumë vlerë, sepse tashmë ndërlikohet gjithçka për londinezët, që nuk e kanë më në dorën e vet kualifikimin në Champions League nëpërmjet kampionatit.

Nderkaq, lajmi tjetër i hidhur i mbrëmjes erdhi nga talenti i sulmit, Kallum Hadson-Odoi. 18-vjeçari, i adhuruar nga tifozët dhe i kërkuar me ngulm nga Bajerni, pësoi një dëmtim serioz në pjesën e parë dhe u zëvendësua.

Pas ndeshjes vetë sulmuesi konfirmoi me një postim në Twitter se ka dëmtuar tendinën e Akilit dhe nuk do të luajë më këtë sezon.

Hadson-Odoi ka luajtur 23 ndeshje këtë sezon  duke shënuar 5 gola, ndërkohë që trajneri Mauricio Sarri ka qenë një presion konstant për t’i dhënë më shumë minuta më kampionat.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.