VIDEO/ Lushkja ndez stadiumin! Tirana nuk dorëzohet deri në fund, barazon ndeshjen në minutat shtesë

Tirana ka barazuar sot me shifrat 1-1 kundër Dinamos së Batumit në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ishin gjeorgjianët ata që gjetën të parët rrugën e rrjetës. Flamarion e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 67, duke ndëshkuar Tiranën në momentin më të mirë të saj.

Por bardheblutë nuk dorëzohen deri në fund të takimit. Orges Shehi ndërhyn me zëvendësime, të cilat japin efektet e tyre. Ishte Regi Lushkja ai i cili ndezi stadiumin “Air Albania”. Goditja e tij me kokë përfundoi në rrjetë dhe Tirana shënoi golin e barazimit në minutën e 93-të. Pas këtij barazimi, kualifikimi mbetet i hapur në ndeshjen e kthimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online