“Ua thashë në dhomën e zhveshjes, lojtarët e stolit janë më të rëndësishëm“, Shehi kënaqet me barazimin: Ishte ndeshje pozitive

Tirana barazoi me rezultatin 1-1 mbrëmjen e sotme kundër Dinamos së Batumit, e vlefshme për turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Shehi ka folur për mikrofonin e “MCN TV“ pas përfundimit të takimit, ku ka thënë përshtypjet e tij të para për lojën e zhvilluar. Shehi është i kënaqur me barazimin, duke ditur faktin se në fushë ishin 6 lojtarë të rinj. Ndërkohë trajneri i Tiranës ka vlerësuar lojtarët që hynë nga stoli, të cilët i dhanë tjetër ritëm ndeshjes.

“Deri diku është ndeshje pozitive. Disa ndërrime ishin për shkak të kontigjentit fizik. Deri diku kemi bërë mirë, edhe pse ka vend për të përmirësuar, sidomos në manovrën ofensive. Është ndeshje me dy takime. Na pret edhe një takim tjetër. Në pjesën e parë ishim më agresivë. Në fund mudn të merrnim më shumë gjerësi në krahë. Edhe zëvendësimet për këtë u bënë. E dinim që do të ishte e vështirë, edhe për shkak të efektit kohë. Mbrojtja ishte ndërtuar nga e para. Nuk mund ta kristalizosh skuadrën me 6 lojtarë të rinj në fushë në kaq pak kohë. Golin mund ta kishim interpretuar më mirë. E dimë që me diagonale ata janë lojtarë agresivë. Por meriton komplimenta skuadra që reagoi deri në fund. Meritojnë komplimenta lojtrët e stolit. Siç u thashë edhe në dhomat e zhveshjes, lojtarët e stolit janë më të rëndësishëm“, ka deklaruar Orges Shehi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online