VIDEO/ Lukakut i mjaftojnë 81 sekonda për të shënuar në Serie A, Interi merr tre pikët në frymën e fundit ndaj Leçes

Interi ka marrë një fitore në frymën e fundit kundër Leçes. Ndonëse verdhekuqtë shiheshin si një kundërshtar i lehtë në letër, zikaltrit kanë vuajtur dhe djersitur shumë në fushë për të marrë tre pikët e para për këtë sezon. Lukakut i mjaftuan vetëm 81 sekonda për të shënuar në rikthimin e tij në Serie A, duke dëshmuar kështu se Italia është habitati i tij.

Megjithatë Leçe nuk qendroi pasive, teksa në minutën e 48 Cisei barazon rezultatin dhe i jep makthe Inzagit. Minutat kalonin dhe goli ende nuk po vinte për zikaltrit. U deshën sekondat e fundit të ndeshjes, që Dumfries të shtynte topin në rrjetë dhe të ndizte festën e Interit, e cila do të pasohej më pas nga vërshëllima përfundimtare e arbitrit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Video edited on Kapwing

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online