VIDEO/ Polemika që në ndeshjen e parë, te Udineze ndihen te vje.dhur nga Milani: Ndërhyrja e VAR-it ishte jashtë çdo logjike

Milani ka fituar ndeshjen hapëse të Serisë A, duke mposhtur 4-2 Udinezen në “San Siro”. Por kampionati italian ka nisur menjëherë me polemika. Theo Hernandez barazoi rezultatin në minutën e 11 pas një penalltie të akorduar me ndihmën e VAR-it. Kjo ka lënë tejet të inatosur drejtorin teknik të Udinezes, që shpjegon përpara mikrofonit të “DAZN”-it pas ndeshjes se ekipi i tij ndihet i vje.dhur.

“Jam i zemëruar. Kam luajtur futboll për shumë vite duke vuajtur me skuadra të vogla dhe të mesme, por sot shoh ende se ka disa udhëzime që më pas duhen shpërfillur dhe nuk janë të mira. Ndërhyrja e Mazzolenit në VAR ishte jashtë logjikës, nuk ka asnjë dyshim. Penaltitë nuk duhet të jenë me interes për VAR-in, është një episod që ndryshon lojën.

Këto vendime kanë bërë që ndeshja të marrë një tjetër rrjedhë pas fillimit tonë të mrekullueshëm me golin e avantazhit. Shpresoj shumë që të ketë sqarime adekuate. Atëherë, çfarë kanë për të thënë futbollistët në fushë? Nuk e kuptoj Mazzoleni-n se për çfarë duhej të ndërhynte. Ta lëmë VAR-in të vendosë të gjitha episodet. Në këtë rast VAR-i nuk ndihmon, por e shqetëson arbitrin. Kjo ka krijuar nervozizëm tek ekipi dhe në fakt ka ndryshuar ndeshjen”, ka deklaruar Pierpaolo Marino./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/RomaThings/status/1558504194683949061

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online