Lojtari për të cilin flitet më pak në media, Ivan Balliu e ndal Barcelonën në “Camp” Nou për 98 minuta

0

Miliona janë shpenzuar nga Barcelona këtë verë për të sjellë në “Camp Nou” lojtarë të nivelit të lartë, në mënyrë që klubi të kthehet në piedestalin e dikurshëm. E gjithë vëmendja këtë merkato është kthyer nga Barcelona, por e gjithë zhurma e krijuar në fushën e lojës vlejti vetëm 1 pikë. Katalanasit janë ndalur në një barazim 0-0 me Rajo Vajekanon.

Megjithëse e pa si një mision të pamundur në intervistën e dhënë për “Sport” pak ditë më parë, Ivan Balliu ia doli që të ndalte klubin blaugrana në “Camp Nou”. I gjendur gjithmonë në hije mediatike, mbrojtësi shqiptar di si të flasë në fushën e lojës. Balliu ka bërë një paraqitje të nivelit të lartë këtë mbrëmje, duke ndalur yjet e sulmit të Barcelonës.

Plot tre gola janë anulluar nga gjyqtari kryesor i takimit dhe arsyeja ka qenë e njëjta për të tre rastet, pozicioni jashtë loje. Barcelona shënoi fillimisht me Levandovskin dhe më pas me Kessie-në, por gjyqtari në fund ngriti lart flamurin për pozicion jashtë loje. Ndërkohë të njejtin fat pati edhe Rajo Vajekano, kur gjyqtari vendos të anullojë golin e shënuar prej tyre në minutën e 95./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.