VIDEO/ Lukaku është heroi i Interit, tund rrjetën në minutën e 119 dhe Kupa e Italisë rezervon derbin e Milanos

Interi ka dalë fitimtar pas një ndeshjeje të stërgjatur ndaj Fiorentinës. Janë dashur 30 minutat shtesë për të përcaktuar çerekfinalistin e Kupës së Italisë. Koha e rregullt përfundoi me shifrat e barabarta 1-1, ku për zikaltrit shënoi Vidal nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa për violët ishte Kuame ai që shënoi një supergol pas rrëmujës në zonën kundërshtare.

Në një kohë kur sfida dukej se do të shkonte drejt ruletës së 11 metërshave, në skenë shfaqet Romelu Lukaku. Kronometri shënonte minutën e 119 dhe belgu gjendet i lënë në harresë nga mbrojtësit e Fiorentinës në zonë. Menjëherë godet me kokë topin e krosuar në drejtim të tij, duke e ndalur më pas në rrjetë.

Lukaku bëhet kështu edhe një tjetër herë heroi i këtij Interi, duke dërguar skuadrën në fazën tjetër. Në çerekfinale Kupa e Italisë rezervon derbin e Milanos, teksa Interi do të vihet përballë Milanit për të vazhduar më tej rrugëtimin në këtë kompeticion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online