Maldini i vë syrin një shqiptari për sulmin e Milanit, në garë edhe tre ekipe të tjera

Milani është duke parë nga e ardhmja dhe dëshiron të rrisë numrin e lojtarëve të rinj në skuadër. Maldini ka nisur nga puna për të piketuar elementët e duhur dhe duket se i ka vënë syrin një shqiptari për sulmin kuqezi. Bëhet fjalë për Leon Dajakun, kartoni i të cilit zotërohet nga Bajerni i Mynihut.

Talenti 19-vjeçar luan me ekipin e dytë të bavarezëve dhe spikat me aftësitë e tij. Vetë Dajaku dëshiron të ketë më tepër minuta në këmbë dhe ka ardhur koha për të menduar një huazim të mundshëm. Sipas “Goal” Milani është një alternativë për të ardhmen e tij, megjithëse në garë janë edhe tre ekipe të tjera. Janë pikërisht Unioni i Berlinit, Këlni dhe Nicë që kërkojnë të kenë në grupin e tyre Leon Dajakun. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e sulmuesit shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online