Kur je në stadium duke mbështetur ekipin tënd të zemrës provon emocione të mëdha. Shënimi i një goli apo fitorja mbeten një kënaqësi e veçantë, por po aq është edhe sigurimi i bluzës së një prej lojtarëve të tu të preferuar.
Alerrandro është 19 vjeç, luan si sulmues me Atletiko Mineiron në kampionatin brazilian dhe gjatë këtij sezoni ka shënuar 8 gola. Në derbin kundër Amerika Mineiros, Atletiko fitoi 3-2 me Alerandron autor të një dygolëshi.
Sulmuesi i talentuar vendosi t’iu dhuronte bluzën e tij tifozëve në fund të ndeshjes. Ai e hodhi atë drejt tyre dhe “lufta” nisi për marrjen e saj. Mes tifozëve ishte dhe një djalë, i cili e pa veten mes bërrylave dhe shtyrjeve të më të rriturve. Kur vjen puna te sigurimi i bluzës, askush nuk toleron!
Djali i vogël fillon e qan, pak prej “goditjeve” të marra dhe shumë prej mërzisë që nuk arriti të siguronte bluzën e Alerrandros së tij të dashur.