Ndeshja e mbrëmjes së kaluar midis Fiorentinës dhe Interit ishte ndër më të bukurat e këtij sezoni. Gola, spektakël dhe emocione pafund në Firence, në një ndeshje që u mbyll në barazim 3-3. Pas golit të pësuar në sekondat e para, Interi riktheu rezultatin në pjesën e parë.
Vesino shënoi golin e “ish”-it, ndërsa Mateo Politano kaloi zikaltrit përpara në fundin e pjesës së parë. Gol shumë i bukur ai i 25-vjeçarit, i cili vendosi të festonte ndryshe. Anësori ofensiv u nis drejt sektorit ku ishin vendosur ultrasit e Interit dhe festoi me dorën poshtë veshit.
Një festim i tillë përdoret nga Mauro Ikardi, i cili po kalon momentet më të vështira të karrierës së tij. Gjesti i Politanos ishte në nderim të ish-kapitenit, por menjëherë ka reaguar Ivan Perishiç.
Kroati nuk e ka pritur mirë festimin e italianit dhe përdor duart kundrejt tij, duke ia “prishur” atë mënyrë festimi. Menjëherë reagon dhe Politano, duke ia kthyer mbrapsht “goditjen” Perishiçit. Ky i fundit rikthehet i acaruar, por ndërhyrja e lojtarëve të tjerë shmang përkeqësimin e situatës.
Megjithatë, lojtarët sqarohen me njëri-tjetrin për momentin dhe loja vazhdon. Interi gjeti dhe golin e tretë në pjesën e dytë. Ishte Perishiç, ai i cili shënoi, por Fiorentina reagoi dhe barazoi shifrat nëpërmjet një perle të Muriel dhe golit të shumë diskutuar nga pika e penalltisë nga ana e Veretut.
Politano’s celebration looking like a mock of Icardi’s celebration? Perisic trying to diffuse it is an example of another club that is in a bit of disarray that is going on behind the scenes #SerieA #Icardi #Inter pic.twitter.com/OF1h0QxPau
— Soccer Report (@ReportFootball2) February 24, 2019