VIDEO/ Lufta në La Liga si Superiorja, Sevija merr fitore e çmendur nën “rebeshin“ e golave,

Emocione të mëdha ka ofruar mbrëmja e sotme në kampionatin spanjoll. Sevija ka arritur të marrë një fitore të çmendur kundër Selta Vigos, të cilën e ka mposhtur nën “rebeshin“ e golave. Pas vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit, skuadra e udhëhequr nga Lopetegui do të largohej nga fusha me rezultatin 2-3.

Dueli nisi vrullshëm, teksa që në minutën e 7 Sevija kalon në avantazh, të cilin nuk do të ishin në gjendje ta shijonin për shumë kohë. Iago Aspas barazon shifrat në minutën e 20, ndërsa vetëm 3 minuta më vonë kalon në epërsi Selta Vigon. Por pjesa e parë do të dhuronte spektakël deri në fund, pasi Fernando kthen përsëri baraspeshën, që më pas zhvlerësohet përsëri nga vendasit.

Megjithatë te Sevija ende nuk janë dorëzuar dhe këtë e dëshmojnë gjatë pjesës së dytë, atëherë kur kundërpërgjigjen bindshëm në fushë. Ekipi i Lopeteguit arrin të tundë edhe dy herë të tjera rrjetën, duke realizuar kështu një përmbysje spektakolare që i siguron 3 pikët e radhës. Sevija shkon kështu në kuotën e 61 pikëve, vetëm 6 më pak se Atletiko Madridi kryesues. Lufta për titullin në La Liga deri në këto momente të kujton tabelën e klasifikimit të Superiores, ku diferencat në pikë në 4 vendet e para janë minimale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/DJSPORTS9/status/1381716065416253440

No description available.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online