“S’jemi në luftë“, Raiola futet mes Dormundit dhe Halandit: Nuk jam dakord me Borusian

Erling Haland është padyshim e ardhmja e futbollit dhe gjigantët e Europës janë vënë në ndjekje për të marrë shërbimet e tij. Megjithatë talenti norvegjez është ende nën kontratë me Borusian e Dortmundit dhe këta të fundit duket se nuk kanë ndër mend ta lëshojnë lehtë nga organika e tyre. Në një prononcim për “Sport1“, menaxheri i sulmuesit nordik ka zbuluar se klubi gjerman i ka bërë me dije se nuk dëshirojnë të shesin Halandin në verë. Por pavarësisht se e respekton vendimin e Dortmundit, Raiola thekson se nuk është dakord me ta.

“Michael Zorc (menaxher i Dortmund) na tha që ata nuk duan ta shesin gjatë verës. Unë e respektoj mendimin, por kjo nuk do të thotë se edhe unë jam dakord me ta. Ekziston një marrëdhënie me Borusian, nuk ka luftë. Udhëtimet e mia në Spanjë? Ata flasin shumë budallallëqe, por mua nuk më intereson. Unë kurrë nuk do të flas për negociatat me mediat. Flas për këtë vetëm me lojtarët, me familjet e tyre dhe me klubet e tyre përkatëse”, ka thënë Mino Raiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online