VIDEO/ Lojtari i Ganës feston me “Siuuu” dhe “e provokon”, Kristiano Ronaldo nervozohet nga stoli

Portugalia dhe Gana kanë prodhuar një ndeshje mes emocioneve dhe golave. Portugezët shënuan të parët me Kristiano Ronaldon me penallti në minutën e 65, me ish-futbollistin e Manchester United që festoi me “Siuuuu”.

Ndërkohë barazimi do të vinte nga Ayew, përpara se Joao Felix dhe Leao të dërgonin shifrat në 3-1. Në fund kishte vend edhe për golin e Bakari që ngushtoi diferencat. I hedhur në fushë në pjesën e dytë, Bakari nuk ngurroi të imitonte festimin e Ronaldos me “Siuuu”.

Ylli portugez kishte përfunduar në pankinë vetëm një minutë para se ganezi të tundte rrjetën. Ronaldo u pa jo pak i nervozuar në stol teksa Bakari ishte në momentin e tij të festimit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Video edited on Kapwing

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online