Portugalia dhe Gana kanë prodhuar një ndeshje mes emocioneve dhe golave. Portugezët shënuan të parët me Kristiano Ronaldon me penallti në minutën e 65, me ish-futbollistin e Manchester United që festoi me “Siuuuu”.
Ndërkohë barazimi do të vinte nga Ayew, përpara se Joao Felix dhe Leao të dërgonin shifrat në 3-1. Në fund kishte vend edhe për golin e Bakari që ngushtoi diferencat. I hedhur në fushë në pjesën e dytë, Bakari nuk ngurroi të imitonte festimin e Ronaldos me “Siuuu”.
Ylli portugez kishte përfunduar në pankinë vetëm një minutë para se ganezi të tundte rrjetën. Ronaldo u pa jo pak i nervozuar në stol teksa Bakari ishte në momentin e tij të festimit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Video edited on Kapwing