VIDEO/ Lojtarët e Milanit i lanë nervat në minutat shtesë! Teo Hernandezi u kacafyt me me Dumfrisin, karton i kuq edhe për Kalabrian

Derbi i Milanos është mbyllur me tension. Lojtarët e Milanit nuk e kanë kapërdirë lehtë fitoren e Interit, i cili me këtë tre-pikësh fitoi titullin e 20 në historinë tij. Teo Hernandezi ka rënë pre e presionit, teksa në minutën e 93-të u kacafyt me Dumfrisin. Një zënkë që më pas mblodhi rreth tyre gjithë lojtarët e tjerë të të dyja skuadrave.

Pasi situata u qetësua, arbitri u tregoi kartonin e kuq të dy futbollistëve. Ndërkohë, pak kohë më vonë, fushën e lojës e la përpara kohe edhe Kalabria. Kështu, Milani e përfundoi derbin me Interin me 9 lojtarë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/