E FUNDIT/ Interi fiton titullin kampion përpara syve të Milanit, Kristjan Asllani fiton skudeton e parë në karrierë

Milanoja është veshur zikaltër. Interi ka triumfuar sot në derbin me Milanin me shifrat 1-2. Açerbi zhbllokoi rezultatin në minutën e 18 të takimit, ndërsa në të 49-n Turami shënoi golin e qetësisë. Milani u kundërpërgjigj në minutën e 80, por goli i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen. Tensioni ishte mjaft i lartë në këtë sfidë, e cila u mbyll me sherr në minutat shtesë. Dumfris dhe Teo Hernandezi u kacafytën me njëri-tjetrin, duke u larguar nga fusha me karton të kuq.

Në fund festa i takoi Interit, i cili u shpall sot zyrtarisht kampion i Serisë A. Një nga titujt që shijon më shumë për tifozët zikaltër, duke qenë se u vulos përballë rivalit të tyre më të madh, Milanit. Në këtë derbi pati minuta edhe për Kristjan Asllanin, i cili ka shijuar skudeton e parë në karrierë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/