Lautaro Martinezi në lot pas fitores në derbi: Tani stadiumi është i joni, kemi hyrë në histori

Interi ka fituar titullin kampion në derbin kundër Milanit. Zikaltrit kanë shpërthyer në festë pas fitores 2-1, pasi kanë bërë të tyren skudeton numër 20 në historinë e klubit. Emocionet kanë qenë të forta për lojtarët. Lautaro Martinezi është shfaqur me lot në sy përpara mikrofonit të “DAZN”-it, ku është shprehur:

“Tani do të qaj. Kemi punuar dhe kemi vuajtur shumë E merituam këtë gëzim. Ia dedikoj ndeshjen prindërve, fëmijëve, familjes sime dhe të gjithë tifozëve të futbollit. Mund të fitosh dhe mund të humbësh, por sot padyshim që ka shumë lumturi. I thashë djemve se ishim në një situatë që nuk kishte ndodhur kurrë. Duhet të përfitonim nga kjo mundësi, sepse tani i gjithë stadiumi është i joni. Kemi fituar yllin e dytë, kemi hyrë në historinë e këtij klubi”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/