VIDEO/ Liverpuli i Shaqirit shkatërron Napolin e Hysajt, debuton Alison!

Miqësore luksi, por edhe shpërfytyrim për Napolin e Ançelotit, që në Dublin është mundur 5-0 nga të kuqtë e drejtuar nga Jurgen Klop, i cili përpara ndeshjes pati një takim me Ançelotin dhe biseduan gjatë…

Te “reds”, që kishin tifozerinë me vete, pasi stadiumi ishte thuajse i gjithi i kuq, debutoi portieri brazilian Alison, i blerë nga Roma këtë verë, për shifrën rekord.

Sakaq, te axurrët, Hysajt e nisi titullar në pozicionin  e tij, por ishte mbrëmja katastrofë për portierin Karnezis, autor i tre gafave që sollën po aq gola për anglezët.

Në pjesën e parë, pas vetëm 4 minutash lojë, Milner shënoi për “reds”: Salah i papërmbajtshëm në krah, Mane gjen Milnerin brenda zonës, që nuk fal.

Vetëm pesë minuta më pas, Uijnaldum shënoi sërish. Gabim i portierit Karnezis që del vetëm me një dorë, duke e lënë portën bosh. Mesfushori shënon lehtësisht.

https://www.youtube.com/watch?v=t8kyqsGRiv4&feature=youtu.be

Napoli shënoi me Kajehon, por arbitri anuloi më kot. Sakaq, Milner pësoi një goditje në kokë dhe doli i gjakosur dhe me medikamentet e posaçme, edhe pse më pas u rikthye.

Në pjesën e dytë, të kuqtë shënuan me Salah, por ishte një faull që arbitri nuk pa. Protesta të axurrëve.

Sakaq, në të 73’, Starrixh përfiton nga një pakujdesi e mbrojtjes dhe sërish portierit.

Në minutën e 77’, sërish Karnezis protagonist, duke i dhënë mundësi Morenos të realizojë. Goditje jo e pakapshme, por portieri hidhet më kot.

Në pjesën e dytë, sakaq, u aktivizua edhe Xherdan Shaqiri, duke provuar edhe disa herë të shënonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online