VIDEO | Liridon Latifi “show”, gol spektakolar në Kupë

0

Liridon Latifi është një nga ata lojtarë që në Superiore pat mahnitur me paraqitjet e tij dhe më pas Skënderbeu e transferoi te Pushkash Akademi për rreth 1 milion euro. Sulmuesi anësor nuk kaloi një sezon të mirë vjet, pasi hapësirat i pati të pakta dhe për një moment u dënua të stërvitej dhe të luante me ekipin e dytë.

Gjithsesi ai mbetet në Hungari dhe mbrëmë ka shënuar një gol në ndeshjen që Pushkash Akademi fitoi kundër Dunaujvarosh me rezultatin e pastër 0-2. Sulmuesi anësor realizoi golin e parë të takimit që në minutën e pestë.

Pas një topi të marrë në hyrje të zonës, Latifi bëri një numër të bukur me topin, krijoi hapësirën për të goditur dhe më pas e dërgoi topin në këndin e poshtëm të portës së mbrojtur nga portieri kundërshtar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.