VIDEO/ Leverkuseni abonohet me golat në minutat e fundit, mbetet e pamposhtur edhe kundër Dortmundit

Bajer Leverkuseni nuk e ka ulur përqendrimin edhe pas arritjes së objektivit, titullin kampion. “Aspirinat” mbeten ende të pamposhtur për këtë sezon, pavarësisht se sot kishin përballë një kundërshtar të rëndësishëm si Borusia e Dortmundit. Verdhezinjtë lu.ftojnë për të zënë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, por e patën të pamundur të merrnin tre pikët mbrëmjen e sotme.

Dortmundi kaloi në epërsi në minutën e 81-të me anë të Fyllkrugut, por Leverkuseni i hoqi tre pikët nga duart në minutën e 97. Skuadra e Alonsos duket se është abonuar me golat në minutat e fundit këtë sezon. Një minutë përpara se arbitri të vërshëllente për të sinjalizuar përfundimin e ndeshjes, Stanishiçi e dërgoi topin në rrjetë. Rekordi i Bajer Leverkusenit vazhdon, një tjetër ndeshje pa humbje në këtë sezon ëndrras për skuadrën gjermane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/