E pabesueshme/ Po humbiste 0-3 deri në minutën e 70! Coventry po kthehet në një mrekulli futbolli, barazon kundër Man Utd dhe pranë finales së FA Cup

Një çmenduri e vërtetë është ajo që po ndodh me Coventry në këtë sezon në Angli. Skuadra e cila mban vendin e 8 në Championship, larg zonës që mund të dërgojë në Premier League, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në FA CUP.

Coventry po luan sot kundër Man Utd në gjysmëfinalen e FA CUP, pasi eliminoi në çerekfinale Ëolves. Ekipi i Premier League po fitonte 2-1 deri në minutën e 95, por befasia e madhe ndodhi kur në minutën e 7 shtesë dhe të 10 shtesë, Coventry përmbysi rezultatin dhe kaloi më tej.

E njëjta skenë u paraqit sot në 90 minuta te kohës së rregullt ndaj Manchester Untied. Djajtë e kuq po fitonin në shifrat 0-3 deri në minutën e 70, teksa Coventry reagoi dhe barazoi takimin në 3-3. Tani është shtesë që do të përcaktojë se kush do të jetë në finalen e FA CUP kundër Man City, Coventry apo Man Utd. /Sport Ekspres/