Do të jenë minutat shtesë ato që do të zgjidhin fituesin mes Milanit dhe Torinos. Koha e rregullt ka përfunduar me rrjeta të paprekura për të dyja skuadrat dhe rikthimi në fushë i Ibrahimoviç nuk i ka dërguar kuqezinjtë te goli. Por nuk kanë munguar polemikat as në këtë takim, ku në minutën e 72-të “djajtë” kanë pretenduar për një penallti.
Portieri i Torinos humbet kontrollin e topit dhe njëkohësisht edhe ekuilibrin, teksa i shtrirë përtokë pengon Leaon të vihet në zotërim të sferës. Sulmuesi i Milanit rrëzohet në zonën kundërshtare dhe kërkon 11 metërsh, por në fund i vetmi vendim i arbitrit është një karton i kuq për Donarumën.
Ky i fundit gjendej në pankinë mbrëmjen e sotme, ndërsa ka shpërthyer në protesta për rastin e pretenduar për faull në zonë. Megjithatë arbitri ka qenë i vendosur në gjykimin e tij dhe ka lënë lojën të vazhdojë. Padyshim që situata në kampion kuqezi nuk ka qenë e qetë, duke qenë se i është “vjedhur” një 11 metërsh, që ndoshta mund të sillte një kualifikim të tyre që në kohën e rregullt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
— Milan Posts (@MilanPosts) January 12, 2021