VIDEO/ Leao e ndjek duke çaluar për t’i kërkuar llogari, lojtari i Romës çuditet për kartonin e kuq pas “gërshërës” ndaj Portugezit

Roma po luan me 10 lojtarë kundër Milanit në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Europës. “Gërshëra” nga pas ndaj Rafael Leaos nuk është toleruar aspak nga arbitri i ndeshjes, ndeshja ishte vetëm në minutën e 31-të të saj.

Futbollisti portugez u ngrit menjëherë dhe duke çaluar ka shkuar te kundërshtari për t’i kërkuar llogari. Megjithatë Çeliku qendron i çuditur dhe pyet gjyqtarin përse u ndëshkua me karton të kuq. Pavarësisht disavantazhit numerik, Roma po vazhdon të udhëheqë me shifrat 2-0 ndaj Milanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/