VIDEO/ Milanit nuk i mjaftojnë as 60 minuta me një lojtar më tepër, Roma e mposht për të dytën herë dhe e eliminon nga Europa

Roma ka mposhtur përsëri Milanin, këtë herë me rezultatin 2-1. Mançini shkundi i pari rrjetën në minutën e 12, ndërsa 10 minuta më vonë Dibala dyfishoi rezultatin. Milanit i buzëqeshi fati në minutën e 31-të, kur Çeliku u largua nga loja me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Leaos.

Por as më shumë se 60 minuta me një lojtar më tepër në fushë nuk i mjaftuan kuqezinjve për të përmbysur Romën. “Djalli” ngushtoi shifrat në minutën e 85 me anë të Gabias, por goli i tij ishte i pamjaftueshëm për të vazhduar ecurinë në Ligën e Europës. Milani eliminohet kështu në çerekfinale, ndërsa Roma pret biletën për në gjysmëfinale të këtij kompeticioni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/