Roma po luan me 10 lojtarë kundër Milanit në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Europës. “Gërshëra” nga pas ndaj Rafael Leaos nuk është toleruar aspak nga arbitri i ndeshjes, ndeshja ishte vetëm në minutën e 31-të të saj.
Futbollisti portugez u ngrit menjëherë dhe duke çaluar ka shkuar te kundërshtari për t’i kërkuar llogari. Megjithatë Çeliku qendron i çuditur dhe pyet gjyqtarin përse u ndëshkua me karton të kuq. Pavarësisht disavantazhit numerik, Roma po vazhdon të udhëheqë me shifrat 2-0 ndaj Milanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
That is such a stupid tackle Celik pic.twitter.com/95joBtrmd6
— Nima Tavallaey Roodsari (@NimaTavRood) April 18, 2024