VIDEO/ Lavdia europiane i përket vetëm të shkuarës! Milani nuk njeh ende fitoren në Champions, kualifikimi mbetet një ëndërr

LIVE, Milan-Porto 1-1 Kalulu 60’/Diaz 5’

Rikthimi në Champions League nuk erdhi së bashku me lavdinë e dikurshme për Milanin, e cila tashmë i përket vetëm të shkuarës. Katër ndeshje janë luajtur dhe kuqezinjtë nuk e njohin ende fitoren në Champions League. Ekipi i Stefano Piolit ka marrë sot pikën e parë në fazën e grupeve, teksa ka barazuar me rezultatin 1-1 kundër Portos.

Portugezët befasuan “djajtë” që në minutën e 5 të takimit, kur Diaz tund rrjetën dhe zhbllokon rezultatin. Pjesa e parë flet e gjitha për Porton, me Milanin që bëri gjuajten e parë në portë pas më shumë se 30 minutave lojë. Megjithatë kuqezinjtë zgjohen në fraksionin e dytë të lojës.

Në minutën e 60, Kalulu e dërgon topin në rrjetë dhe barazon rezultatin, duke i dhënë ende shpresë skuadrës së tij. Italianët rrezikojnë më tepër herë portën, por pa sukses. Një pozicion jashtë loje i hoqi mundësinë e fitores në minutën e 83-të, atëherë kur Ibrahimoviç e dërgon topin përtej vijës fatale.

Në fund Milani duhet të mjaftohet me vetëm një pikë të marrë, që matematikisht e lë ende në garë për kualifikimin në fazën e pasardhëse, megjithëse shanset janë aq të pakta sa më tepër mund të mbetet thjesht një ëndërr për “djajtë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online