“Luaj edhe në portë“, Skuka ka rezervuar një “dhuratë“ për Tiranën: E kam ruajtur edhe një gol tjetër

Tirana ka pësuar sot humbjen e parë të sezonit. Dinamo ka fituar derbin e parë me bardheblutë, të vlefshëm për Kupën e Shqipërisë. Një gol i Ibrahimit dhe një tjetër nga Skuka kanë mjaftuar për ti dhënë fitoren nëndetëses. Në përfundim të takimit, Skuka ka folur për emisionin “Gol pas goli“ në “Supersport”, ku shprehet se e ka rezervuar edhe një tjetër gol për Tiranën në kampionat.

“Është një ndjesi shumë e madhe, shumë e mirë, Dinamo është një fanellë shumë e rëndë, sidomos për mua që vij nga poshtë. Ku ta vendosë trajneri do të luaj, edhe në portë do të jap maksimumin. A do e përsërisim rezultatin edhe në fundjavë? Dy ndeshje nuk janë asnjëherë njësoj, por do punojmë, do japim maksimumin. Shpresoj që të luaj edhe në kampionat, e kam ruajtur edhe një gol tjetër. Kundërshtari më i fortë? Aty aty janë të gjithë, janë të gjithë ekipet shumë të forta, nuk veçoj asnjë”, ka thënë Skuka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online