Titulli nuk bind as tifozët, Artan Hoxha zbulon bastin me aksionerin e Dinamos: Do e mbaj në kurriz e do i bëj xhiro nëpër Tiranë

Dinamo rikthet në Superiore pas një kohe shumë të gjatë dhe me një projekt serioz. Drejtuesit e rinj kanë investuar shumë për këtë klub, duke rindërtuar të gjithë ekipin nga e para me një qëllim të vetëm, titullin kampion. Një mision i vështirë ky, duke marrë parasysh se shumë skuadra kanë shpallur hapur kanditaturën për të rrëmbyer vendin e parë këtë sezon.

Objektivi i vendosur nga drejtuesit e “nëndetëses” kryeqytetase has mosbesim edhe te tifozët e saj. I tillë është edhe Artan Hoxha. Gazetari i mirënjohur investigativ ka zbuluar për “Supersport” edhe një bast që ka vënë me njërin prej aksionerëve të Dinamos, ku shpreh qartë dyshimet e tij për të fituar titullin kampion.

“Kam vënë bast me një aksioner të Dinamos që nëse ata fitojnë titullin, atëherë do ta marr dhe do ta mbaj në kurriz për t’i bërë xhiro nëpër Tiranë”, ka zbuluar Artan Hoxha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online