VIDEO/ Lacio i jep humbjen e parë Inzagit, bardhekaltrit marrin tre pikët mes tensionit ndaj Interit

Ecurisë pozitice të  Simone Inzagit në kampionat i vjen fundi. Humbjen e parë në Serie A ia shkakton pikërisht ish-skuadra e tij, Lacio. Kjo e fundit ka mposhtur Interin me shifrat 3-1, duke marrë 3 pikë mjaft të rëndësishme mbrëmjen e sotme.

Goli i parë do të shënohej nga Interi, teksa Hysaj fal një penallti naïve që në minutë të 12. Perisiç nuk gabon nga 11 metërshi dhe tund kështu rrjetën. Por bardhekaltrit kundërpërgjigjen në pjesën e dytë po me anë të një penalltie.

Imobile tregohet i saktë përballë Handanoviçit dhe vendos kështu baraspeshën. Në minutën e 81-të, Felipe Anderson përmbus rezultatin, por menjëherë pas golit nis edhe tensioni. Një prej lojtarëve të Interit gjendej i shtrirë në fushë, por Lacio nuk e ka ndalur aksionin dhe ka shënuar golin e dytë.

Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në kampin zikaltër dhe kanë nisur menjëherë përplasjet fizike mes lojtarëve. Gjyqtari ka ndërhyrë duke nxjerrë nga xhepi 3 herë kartonin e verdhë. Ndërkohë Lacio nuk do të mjaftohej me kaq dhe në minutën e parë të shtesës trefishon shifrat me anë të Milinkoviç-Saviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online