VIDEO/ Po kërkonte topin për të goditur, te Specia nuk i besojnë Manajt edhe kur del një për një me portierin

Specia ka mposhtur Salernitanën me shifrat 2-1, ndërsa minuta ka pasur edhe për Rei Manajn. Sulmuesi shqiptar është aktivizuar në pjesën e dytë të takimit, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Futbollisti i Kombëtares kërkoi me ngulm golin, por shokët e skuadrës nuk i besuan edhe në rastin kur mund të dilte një për një me portierin kundërshtar.

Në minutën e 70 Manaj bën një kombinim mjaft të bukur, ku pason për Maxhore që depërton në zonë. Sulmuesi shqiptar pozicionohet për të goditur portën dhe kërkon topin nga shoku i skuadrës, megjithëse ky i fundit zgjedh të provojë vetë nga një pozicion i prirët.

Ndërkohë në minutat shtesë, Specia ka rastin e një kundërsulmi të befasishëm. Rei Manaj avancon përpara dhe me një pasim mund të shkonte një për një me portierin, por as këtë herë nuk i besohet për të kërcënuar kuadratin e Salernitanës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online