VIDEO/ Karton të kuq pasi festoi fitoren, lojtari i Lacio humb ndeshjen me Juventusin dhe shpërthen në lot

Lacio-Inter është mbyllur mes lotës. Felipe Anderson është ndëshkuar me karton të kuq në fund të ndeshjes. Futbollisti i bardhekaltërve ka festuar fitoren 3-1 kundër Interit dhe nga gëzimi është hedhur mbi shpinën e Korreas, dikur lojtar i Lacios ndërsa tashmë vesh fanellën zikaltër.

Ky gjest është konsideruar një provokim nga arbitri Irrati dhe ka vendosur të nxjerri menjëherë kartonin e kuq. Luiz Felipe humb kështu duelin me Juventusin dhe shpërthen në lot. Braziliani nuk ka qenë dakord me vendimin e Irratit, teksa e konsideron thjesht një shprehje të emocioneve veprimin e tij. Megjithatë verdikti është marrë, ndërsa lojtarët kanë vijuar tensionin e tyre edhe në fund të ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/ReteThisWay/status/1449438791450648580

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online