VIDEO/ Laçi gjithnjë e më pranë Europës, shpërbën Bylisin dhe i jep një asist Vllaznisë

LIVE, Bylis-Laçi 0-3, Nuabueze 25′, 75′, Rapo 45’+1′
Laçi po i shkon gjithnjë e më pranë Kupave të Europës. Një fitore në transfertën e sotme 0-3 kundër Bylisit e afron edhe më tepër me objektivin e caktuar që në fillim të sezonit. Një penallti në minutën e 25 u përkthye në gol nga goleadori Kirian Nuabueze.

Më pas, kur ishte akorduar shtesa e pjesës së parë Donald Rapo u shërbye bukur në zonë dhe me një goditje të zgjuar mposht Hidin për herë të dytë. Ndërkohë i treti do të mbante sërish firmën e Nuabuezes, i cili realizon dopietë në minutën e 75-të të takimit. Një dy golësh me të cilin sulmuesi amerikan “kërcënon” hapur Shkurtajn për luftën e “këpucës së artë” të Superiores.

Laçi del kështu me 3 pikët nga “Adush Muça”, duke shpërbërë Bylisin dhe duke ruajtur vendin e 3-të në kampionat me 58 pikë të grumbulluara. Një fitore kjo që shkon në një farë mënyre edhe si një asist nga Cungu për ekipin e vendlindjes së tij, Vllazninë. Shkodranët janë në garë me Bylisin për zonën e play out-it dhe rezultati i sotëm e mban ekipin mallakastriot sërish në 5 pikë më të shkëputur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Bylisi: Hidi, Hadroj, Janku, Shkalla, Ndreca, Mëllugja, Ujka, Murataj, Ntepe, Malçi Mocone

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatovic, Selmani, Turkaj, Shehu, Rapo, Deliu, A. Marku, Xhixha, Nuabueze

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online