E fundit vjen nga Spanja/ Klubi i La Liga kërkon Keidi Baren, Malaga refuzon ofertën e parë

Keidi Bare është një lojtar që përbën interes të veçantë me atë çfarë ka tregaur deri më tani në fushë. Një element thelbësor në mesfushën e Malagas, ku kilometrat për të janë thjesht një numër. Nisur nga paraqitjet e tij dhe gjendja e vështirë financiare e klubit, merkatoja e verës mund ta gjejë mesfushorin shqiptar në një tjetër ekip.

Oferta e parë ka mbërritur në zyrat e Malagas. Bëhet fjalë për Espanjolin, i cili këtë sezon luajti në La Liga, por pa ia dalë të sigurojë qendrimin edhe për një vit tjetër. Sipas medias prestigjoze “AS“, bardheblutë kanë refuzuar ofertën e parë të katalanasve. Shifra ka qenë më pak se 2 milionë euro dhe kjo nuk ka kënaqur drejtuesit e Malagas, që me anë të Bares dëshirojnë të mbyllin një pjesë të krizës ekonomike të tyre. Në skuadër janë të sigurt për thesarin që kanë dhe nuk kanë ndërmend ta lëshojë aq lehtë.

Megjithatë sipas “AS“ interesi i Espanjol për lojtarin shqiptar vijon të mbetet i fortë. Skuadra katalanase po përgatitet për sezonin tjetër dhe dëshiron t’i japë formë ekipit me të cilin do të synojë ngjitjen sërish në elitë. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë lëvizja e radhës, megjithëse vlen të përmendet se në gjurmët e Keidi Bares gjenden edhe klube të tjera./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online