Intervistat/ “Iu kundërvura me të njëjtën monedhë”, Cungu flet për të ardhmen: Dua të qendroj, jam afër familjes.

Ka përfunduar takimi në “Adush Muça” takimi mes Bylisit dhe Laçit. Vendasit kanë humbur me shifrat 0-3, duke lënë sërish të hapur luftën e play out-it. Nga ana tjetër kurbinasit mund t’i gëzohen 3 pikëve që i çojnë përpara në rrugën drejt Europës. Pas përfundimit të ndeshjes kanë thënë fjalën e tyre edhe vetë protagonsitët e takimit për “Supesport”.

Armando Cungu (Laçi): “Ndeshja ishte e vështirë. Duke pasur parasysh për ekipin e Bylisit, që e kam thënë edhe më para meriton respekt për kampionatin që ka bërë. Janë një ekip që mund t’i hapin probleme cdo skuadre. Iu kundërvura me të njëjtën e monedhë. Kur i sillesh me të njëjtën monedhë kundërshtarit tregon vlerat e tua. Nuk bëjë llogari, e rëndësishme është që të luajmë futboll të bukur. Nuk kemi garë me askënd. Tolerimi nuk është pjesë e profesionalizmit. E ardhmja? Do diskutoj për këtë. Dëshira ime është që të qendroj. Më shkon edhe mua për shtat, pasi jam më pranë familjes”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online