VIDEO/ Kur Nejmari të bën magji me topin, lojërave të brazilianit nuk i shpëton as Valon Berisha

Nejmari nuk mjaftohet për të bërë detyrën e tij kur luan te PSG ose Brazili, për të qenë në mbështetje të ekipit dhe në shërbim të tij, por kërkon shpeshherë të luajë me kundërshtarët. Kështu dhuron më tepër spektakël në fushën e lojës dhe argëtohet më tepër me futbollin.

Në mbrëmjen e djeshme ishte përballja ndaj Reims, atje ku PSG fitoi në transfertë në shifrat 0-2. Nga minuta e parë ka luajtur Valon Berisha te Reims, ndërsa në pjesën e dytë u aktivizua edhe Arbër Zeneli. Lojërave të Nejmarit nuk i shpëtoi dot mesfushori i Kosovës me një lëvizje të zakonshme të brazilianit që ka marrë shpërndarje në rrjetet sociale edhe për vetë reagimin e Berishës, pasi ishte veprimi i fundit që mund të priste nga kundërshtari i tij në ato momente. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online