E bën edhe kundër Teutës! Sponsori i Granadës sarkazëm me përmbajtje seksuale, këtë herë ishte…autogol

Kur sarkazmën nga shakaja e hidhur dhe e pavend e ndan vetëm një vijë e hollë, sponsori i Granadas e ka kaluar kufirin këtë herë. Winamax, është pikërisht kjo kompania e basteve që është edhe sponsori i ekipit spanjoll që ka mbërritur larg në Europë si debutues dhe po mban nivele të larta në “La Liga”.

Sigurisht, këtu e përjashtojmë ndeshjen e djeshme të zhvilluar ndaj Atletico Madrid ku humbën në shifrat 6-1. Por kur Granada dhe futbollistët e saj ishin të mërzitur nga rezultati dhe prisnin ndonjë fjalë më tepër që mund t’i vinin nga rivalët e tyre, në fakt u mbërrin nga vetë sponsori.

“Winamax” ka treguar me një foto që ka përmbajtje seksuale se çfarë i ka bërë Joao Felix-Granadas, duke sjellë një reagim të menjëhershëm në rrjetet sociale. Por kjo nuk është herë e parë që kompania e basteve vepron në këtë mënyrë pasi edhe për fitoren kundër Teutës e përmblodhën duke hedhur një video si meme që nuk ishte aspak mbi kornizat e profesionalizmit. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online