VIDEO/ Kur milionat nuk vlejnë! Yjet e PSG-së dështojnë përsëri, Nantes i turpëron edhe me 28% mbajtje topi

Ndeshjet e futbollit fitohen me dëshirë e pasion dhe kjo shprehje gjen vërtetim edhe njëherë tjetër në Francë. PSG është shembulli se milionat jo gjithmonë vlejnë për të marrë fitoren në fushën e lojës. Messi, Mbappe dhe Neymar është një treshe ëndrrash që çdo trajner do e dëshironta ta kishte në urdhërat e tij të të shtënë panik në ekipet kundërshtare. Por tredhëmbëshi i Parisit nuk “kafshon“ mbi rivalët në fushën e lojës.

PSG turpërohet në transfertë kundër Nantes, e cila i ka mposhtur me shifrat 3-1, pavarësisht se ka qenë në zotërim të topit për vetëm 28% të kohës. Randal Kolo Muani ka befasuar parisienët që në minutën e 4-t, ndërsa në të 16-n Merlin ka dyfishuar rezultatin. Nantes nuk do të ndalej me kaq, teksa në çastet e fundit të pjesës së parë ka dërguar shifrat në 3-0 me anë të Blas-it, i cili tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

PSG e nis pjesën e dytë të takimit në mënyrë të vrullshme, me Neymar-in që pas një asisti nga Lionel Messi e ndal topin në rrjetë në minutën e 47. Vetëm 12 minuta më vonë braziliani shkon pranë 11 metrave për të ekzekutuar një penallti të fituar në favor të PSG-së, por nuk arrin dot të mposhtë portierin kundërshtar. Rezultati përfundimtar mbetet ai 3-1 dhe Nantes fluturon një vendin e 5 në renditje pas kësaj fitoreje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online