VIDEO/ “Të pashpresët” e Serisë A i bëjnë çudinë Milanit, Rebiç shpëton “djallin” nga turpi kundër vendit të fundit

Milani lëshon dy pikë mjaft të rëndësishme në transfertë ndaj Salernitanas. Edhe pse sfida dukej e lehtë në letër për kuqezinjtë ndaj një kundërshtari që ndodhet në vendin e fundit dhe shihet si “e pashpresë” për objektivin e mbijetesës, ata nuk mund të shkonin më shumë se barazimi 2-2. Loja nisi me mjaft vrull nga ana e Milanit, teksa Messias gjeti golin në minutën e 5-të të takimit.

Në minutën e 29-të Bonnazoli barazon shifrat, duke mbyllur pjesën e parë në 1-1. Ne minutën e 72-të Salernitana shënon dhe golin e dytë. Do të ishte Rebiç që do të shmangte turpërimin duke realizuar në minutën e 77-të. Pavarësisht pikës së marë Salernitana është jashtë garës së qëndrimit në Serie A, ndërsa nga ana tjetër Milani rrezikon ndjeshëm vendin e parë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online