VIDEO/ Kishte 2 vite pa shënuar dhe gjen golin 1 minutë pasi zëvendësoi Brojën, shihni reagimin epik të Armandos!

Armando Broja e nisi si titullar takimin mes Southamptonit dhe Evertonit. Sulmuesi shqiptar ka zhvilluar paraqitje mesatare në këtë ndeshje, ku krijoi volum loje me driblimet e tij, por munguan rastet e pastra të shënimit, ndryshe nga e zakonshmja.

Momenti më i mirë i përkiste minutës së 5 me Pikford që e ndali, ndërsa më pas nuk arriti që të vendoste dot në vështirësi portierin e Evertonit. Shërbimet ishin thuajse zero nga shokët e tjerë të ekipit, Broja duhej të merrte i vetëm topin dhe të tentonte portën.

Për këtë arsye nuk mundi t’i afrohej dot shënimit. Krosimi është fjalë e ndaluar te Southampton që preferon vetëm lojën me pasime, edhe pas daljes në krahë. Ndërkohë nëse një lojtar i ekipit të Hasenhutl ndodhet afër zonës, pasimi nuk merret kurrë në konsideratë, por vetëm goditja drejt portës, pavarësisht nëse mund të jetë mesfushor apo mbrojtës.

Kjo e bëri Brojën që të konsumohej shumë fizikisht pasi po kërkonte gjithmonë tentimin e portës për ta nisur vetë shansin mes driblimeve. Hasenhutl zgjodhi që ta zëvëndësonte dhe në minutën e 83 do të aktivizohej Shane Long në vendin e tij. 2 vite pa shënuar, që përpara se të shpërthente COVID-19, në shkurt të 2020.

Por vetëm 1 minutë pas hyrjes në vendin e Brojës, si rrallëherë për 83 minuta te Southampton ndaj Evertonit, vjen një krosim drejt zonës nga Livramento dhe Long gjen me kokën rrjetën. Sulmuesi shqiptar që nuk ishte ulur ende mirë në stol, shfaq dëshpërimin në sytë e tij për ironinë e fatit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online