Lajmi i interesimit të Robert Kraft, manjatit amerikan dhe pronarit të klubit të futbollit amerikan, “New England Patriots”, për blerjen e Seviljes ka acaruar tifozët andaluzianë.
Sevilja mposhti rusët e Krasnodarit të enjten në mbrëmje me rezultatin 3-0, duke kaluar më tej në kompeticionin e tyre të preferuar (e kanë fituar 5 herë në 13 vitet e fundit). Pavarësisht rezultatit, lajmi i mbrëmjes ishte një tjetër.
Stadiumi “Ramon Sanchez Pizjuan” u bë një duke kundërshtuar shitjen e klubit më të vjetër në Spanjë. “Nunce me rindo”, ose “nuk dorëzohem kurrë” dhe “Sevilja nuk shitet” ishin koret e tifozëve.
Pepe Kastro, presidenti i klubit ka vendosur të shesë aksionet e tij, ndërsa tifozët e dhanë mesazhin e vet. Pronari amerikan ka një tjetër plan për të bindur “rebelët”. Siç raporton “El Pais”, Kraft ka vendosur t’i dhurojë postin e presidentit Monçit, drejtorit sportiv të Romës, i cili është arkitekti i Seviljes së viteve të fundit. Ai është një idhull i tifozëve dhe një vendim i tillë mund t’i qetësojë ata.
Protesta la hinchada del @SevillaFC ante la posible venta del club a inversores extranjeros pic.twitter.com/KMgbp0cGkN
— Javier Santos (@_JavierSantos_) December 13, 2018