VIDEO/ Kuqezinjtë zbarkojnë në Kazakistan, nga udhëtimi rraskapitës në stërvitje me Rejan

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur në destinacion. Një udhëtim rraskapitës ka qenë ai drejt Kazakistanit për kuqezinjtë, që kanë zbarkuar në shtetin kazak pas shumë orësh fluturim. FSHF ka njoftuar të gjithë opinionin publik se gjendja fizike e grupit është e mirë dhe asnjë problem nuk i ka shoqëruar deri më tani.

Pavarësisht udhëtimit sfilitës, lojtarët e Kombëtares kanë zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore sapo kanë mbërritur në Almati. Ekipi do të vijojë përgatitjet për përballjen e radhës ditën e nesërme. Reja ka edhe një ditë kohë për të shuar çdo dilemë në mendjen e tij sa i përket futbollistëve që do të hedhë në fushë. Kujtojmë se takimi do të luhet më 11 tetor në orën 15:00./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online