Nuk mund t’i mungonte derbit, Ibra i thotë lamtumirë pandemisë në mënyrën e tij: F*ck Covid-19, Zoti po vjen për ty

Nuk kishte se si t’i mungonte derbit një lojtar si Zllatan Ibrahimoviç. Koronavirusi tashmë i përket të shkuarës për të, pasi sulmuesi 39-vjeçar e ka fituar edhe këtë sfidë. Një futbollist si ai nuk e njeh humbjen e friëk dhe nuk mund të shkonte ndryshe as me Covid-19. Është vetë Ibrahimoviç që ka dhënë lajmin se është pastruar nga virusi famëkeq, duke i thënë lamtumirë pandemisë në mënyrën e vetë.

“A ndihesh më mirë? Paralajmërohen autoritetet e shëndetit, karantina mbaroi. Mund të dalësh! F*ck Covid-19. Zoti po vjen për ju”, shkruan sulmuesi i Milanit në rrjetin e tij social në “Tëitter”.

Kështu, Ibra mund të kthehet në stërvitje që ditën e nesërme për t’u përgatitur për pëballjen e vështirë kundër Interit, që do të luhet në datën 17 tetor. Pioli tashmë merr frymë lirisht, teksa mund të llogarisë edhe shërbimet e një prej atyre futbollistëve kyç të Milanit të tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online