VIDEO/ “Kung-fu” nga Obanor me lojtarin e Vllaznisë, te Laçi tregojnë arsyen e goditjes: E ofendoi Marku…

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Laçit nuk ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit, Obanor ka shkuar duke goditur Markun me stilin “Kung-Fu” për ta rrëzuar futbollin shkodran në tokë.

Menjëherë arbitri shkoi për ta ndëshkuar lojtarin e Laçit me kartonin e kuq ndërsa kaosi përfshiu stadiumin pas kualifikimit në finale të Vllaznisë. Por përse ndodhi e gjitha kjo? Sipas asaj që raportohet në “Supersport”, stafi i ekipit të Laçit pretendon se Marku ka ofenduar Obanor në baza raciste dhe kjo ishte arsyeja që e detyroi të nxirrte shkelmin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *