Festa e gabuar i solli kartonin e kuq, Memelli zbulon bisendën me Berishën: Ja çfarë i thashë pas ndeshjes

Skënderbeu realizoi një arritje të madhe ditën e sotme, teksa eliminoi me shifrat 2-0 ekipin e Teutës, duke prekur kështu finalen e Kupës së Shqipërisë. Një fitore mëse e merituar kjo për bardhekuqtë, të cilëve për më shumë se 45 minuta u është dashur të luajnë me 10 lojtarë. Elvi Berisha tund rrjetën për herë të dytë në minutën e 44-t, por menjëherë pas golit bën një gabim të pafalshëm. Lojtari i juglindorëve harron se është ndëshkuar më parë me karton të verdhë dhe heq fanellën. Një gabim ky që i kushton finalen, pasi lë fushën e lojës përpara kohe.

Në intervistën e dhënë pas ndeshjes për “Supersport“, Migen Memelli ka zbuluar edhe fjalët që i ka thënë futbollistit për këtë rast. Trajneri i Skënderbeut ka zgjedhur ta përgëzojë Berishën për punën e bërë në fushë përpara se të ndëshkohej me karton të kuq. Sipas tij, futbollisti 22-vjeçar e kreu detyrën e tij dhe radha i kalonte ekipit për të siguruar finalen për të. Një detyrë kjo që në fund u përmbush me sukses.

“Janë gjëra që ndodhin në futboll. Edhe pse ai është një djalë i ri, duhet të ketë kurajo. fola edhe në mes të takimit edhe në fund të takimit. Ai e bëri detyrën e tij dhe e bëri më së miri. Tani i takon skuadrës të dërgojë ty në finale i thashë, dhe ata e bënë më së miri”, kanë qenë fjalët e Migen Memellit për rastin e Berishës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online