VIDEO/ Kukësin po e mundin të gjithë pretendentët, Laçi fiton me Lushkjan dhe i kthehet titullit

Laçi-Kukësi 2-0 Lushkja p’ 6′, 32′

Laçi ka arritur që të mposht Kukësin në shifrat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31 të Superiores. Kurbinasit e nisën takimin duke gjetur menjëherë avantazhin pas gabime fëmijnore që vijnë në mbrojtjen e Kukësit. Pas penalltisë që u akordua, Lushkja do të gabonte fillimisht në ekzekutim. Xhika arriti që të priste topin e goditur nga 11-metrat, por do të ishte sërish Lushkja që e dërgoi sferën në rrjetë.

Te Kukësi pati shumë pretendime se penalltia duhet të përsëritej pasi lojtarët hynë në zonë përpara kohe. Megjithatë goli do të cilësohej si i rregullt dhe do të ishte sërish Lushkja që në minutën e 32 shënoi kryeveprën nga distanca për të gjetur cepin e rrjetës.

Mirel Josa u ul në stol për ta quajtur një tjetër ndeshje të mbyllur me humbje. Pavarësisht se Kukësi e ngriti nivelin e lojës në pjesën e dytë dhe meritonte të paktën një gol në këtë sfidë, fakti është se verilindorët kanë humbur në tre takimet e fundit kundër Partizanit, Teutës dhe Laçit. Pretendentët për titullin po e gjejnë rrugën e hapur kundër Kukësit dhe pas kësaj fitore Laçi kthehet sërish në diskutimin e titullit kampion. /Sport Ekspres/

Laçi: Sherri, Malota, Ignjatoviç, Obanor, Musta, Mazrekaj, Shehu, Lushkja, Marku, Harmon, Xhixha
Trajner: Shpëtim Duro

Kukësi: Xhika, Kotobelli, Lulaj, Kurdiç, Baravikas, Tsintsadze, Taipi, Demiri, Ibraimi, Peposhi, Eze
Trajner: Mirel Josa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online