VIDEO | Kukësi zgjat një pjesë loje, Debreçeni falënderon dhe prek kualifikimin

Kukësi është mundur pastër 3-0 nga skuadra e Debreçenit në ndeshjen e parë në Hungari, edhe pse me lojë verilindorët ishin të barabartë me hungarezët. Dy pasiguri të Frashërit dhe një aksion model vendosën rezultatin final të sfidës.

Të besuarit e Gjokës e nisën më mirë sfidën, tentuan kuadratin dhe u ndalën nga shtylla. Debreçeni përfitoi dhe u zgjua, duke arritur të shënojë. Goli i parë i sfidës erdhi vetëm në minutën e 54-t,  pasi deri në atë moment dy mbrojtjet ishin të vendosura shumë mirë.

Sulmuesi Garba gjuan me kokë lehtë, por Frashëri nuk arrin ta ndalë topin që kalon fare pak vijën fatale. Debreceni në delir dhe Kukësi e pa veten në disavantazh. Blutë tentuan të barazonin, duke lënë hapësira mbrapa, që u shfrytëzuan mjaft mirë nga vendasit.

Një dalje shumë e shpejtë nga e majta konkretizohet me gol nga Varga në minutën e 77-të. Po i njëjti futbollist shënon në minutën e 83-të nga jashtë zonë, duke u asistuar nga një tjetër pasiguri e Frashërit. 3-0 mbyllet takimi dhe Kukësi ka një mision thuajse të pamundur për t’u kualifikuar.

Europa League, kualifikuese
E enjte, 11 korrik 2019 (19:00)

Debreçeni (HUN) – Kukësi (ALB)  3-0
Garba 54′, Varga 77′ 83′

Kartonë të verdhë: Cuculi 39’, Frasheri 54′, Limaj 67′, Musolli 73′, Teqja 75′, Kitanovski 90′

EPISODET –

90’ – Mbyllet takimi, Kukësi mposhtet 3-0 në sfidën e parë

83’ – Tjetër gol për Debrecenin, Kukësi në tapet. Varga shënon sërish, duke gjuajtur pa shumë pretendime nga jashtë zone. Frashëri, sërish i pasigurt dhe rezultati 3-0 në favor të hungarezëve

77’ – Shënon Debreceni golin e dytë me anë të Varga. Një dalje e shpejtë e vendasve nga e majta gjen të papërgatitur mbrojtjen e Kukësit, që ndëshkohet për herë të dytë në këtë sfidë

74’ – Tjetër rast i mirë për Kukësin. Çyrbja vonohet në rastin e parë, por topi shkon në këmbët e Ramës, i cili gjuan menjëherë, por pret portieri.

54’ – Shënon Debreceni. Një goditje këndi ekzekutohet shkurt dhe topi krosohet nga e majta. Sulmuesi Garba, vetëm dy minuta në lojë, gjuan me kokë në duart e Frashërit, por ky i fundit nuk e ndalon dot topin dhe Kukësi në disavantazh

46’ – Starton fraksioni i dytë, asnjë ndryshim në formacion

45’ – Mbyllet pjesa e parë pa gola

41’ – Teqja, Musolli dhe Frashëri nuk merren vesh me njëri-tjetrin dhe topi shkon rrezikshëm drejt portës së boshatisur të Kukësit, por Cuculi largon gjithçka në vijë fatale

23’ – Sërish Rroca, Kukësi shumë pranë golit. Numri 10 i verilindorëve godet shumë bukur me të djathtën, por silura e tij ndalet nga shtylla. Të pafatë verilindorët

21’ – Çfarë shansi për Kukësin. Një aksion i bukur i verilindorëve nxjerr të lirë brenda zonës Rrocën, por gjuajtja e mesfushorit me të majtën shkon jashtë

15’ – Dy dalje të mira të Kukësit. Fillimisht, është Valdet Rama që tregohet i rrezikshëm dhe futet në zonë, ndërsa më pas Rrumbulluaku tenton dy herë të gjejë kokën e Shkurtajt, por mbrojtja vendase pastron gjithçka

10’ – Një krosim pa shumë pretendime i lojtarëve të Debrecenit shkon rrezikshëm drejt portës së Frashërit, i cili duhet të fluturojë për të grushtuar

1’ – Nis takimi, Kukësi synon rezultat pozitiv përballë Debrecenit

FORMACIONET

Debrecen: Nagi, Kusnir, Satmari, Pavkovics, Ferençi, Varga, Toser, Haris, Seçi, Takaç (Garba 52′), Trujiç. Trajner: A.Herçeg

Kukësi: Frashëri, Kitanovski, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Musolli, Ethemi (Cyrbja 72′), Rroca (Musta 76′), Limaj, Rama Shkurtaj. Trajner: E.Gjoka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *