VIDEO | Kualifikueset nisin me surpriza, Kazakistani “trondit” Skocinë

Kazakistan-Skoci ishte ndeshja që hapi zyrtarisht fushatën e eleminatoreve të Euro 2020. Sfida u mbyll me një rezultat surpriz, teksa vendasit e Kazakistanit shkatërruan me shifrat 3-0 miqtë skocezë, duke i nisur kualifikueset në mënyrë perfekte.

Minutat e para u shndërruan në makth për Skocinë, e cila e pa veten në disavantazh të dy golave vetëm pas 10 minutash. Fillimisht ishte Pertsukh, i cili zhbllokoi shifrat në minutën e gjashtë, pasi u tregua i saktë përballë portierit.

Katër minuta më vonë, tifozët vendas shpërthyen përsëri në festë, pasi Vorogovski shënoi golin e dytë, duke shtangur kombëtaren britanike.

Në pjesën e dytë, pritej një reagim nga Skocia, por ata që gjetën golin ishin përsëri vendasit, të cilët në minutën e 51-të i vunë vulën takimit, duke çuar shifrat në 3-0, pas golit të Zainutdinov. Kështu, gjithçka u mbyll me fitoren e kazakëve, të cilët ngjiten në krye të grupit I, ku bëjnë pjesë Belgjika, Rusia, Qipro dhe San Marino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online